Flash

Detaje nga ekzekutimi i palestinezes në Tianë

Lapsi.al 6 March 2025
Detaje nga ekzekutimi i palestinezes në Tianë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palestina muajin e kaluar në Tiranë. E reja, Ryyan Alwan, dyshohet se u vra me thikë nga babai i saj Fadi Alwan, 49 vjeç, në apartamentin që kishin marrë me qira në rrugën e Kavajës. Pista kryesore e hetimit janë konfliktet me familjarët.

Dyshohet se 49-vjeçari e ka vrarë të bijën pasi kjo e fundit nuk zbatonte rregullat e fesë islame dhe më herët ishte dhunuar nga babai për shkak të parimeve të saj. Mësohet se 24-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe është e divorcuar.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet muajin e kaluar në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ku ishte duke jetuar me 49-vjeçarin, Fadi Alwan që është babai i të resë dhe jo partneri siç u raportua më herët.

Dy personat nga Palestina thuhet se jetonin në Gjermani, ndërsa kishin ardhur në vendin tonë më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt.

Të këshilluara

Foto nudo në plazh/ Rama: Ma nxorri opozita

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të...

10:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI