Flash

Detaje të reja nga marrëveshja PD-PL/ Ilir Meta nuk do të garojë në Tiranë

Lapsi.al 6 March 2025
Detaje të reja nga marrëveshja PD-PL/ Ilir Meta nuk do të

Partia Demokratike po shkon drejt finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë dhe paralelisht edhe pozicioneve që do të jenë të rezervuara për partitë aleatë. Në bazë të marrëveshjes së shpallur për koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore”, Partitë Aleate kryesore do të kenë 8 vende të sigurta në listat e 12 qarqeve.

Burime bëjnë me dije se kërkesa për 4 kandidatët e Partisë së Lirisë ka qenë për të pozicionuar, Erisa Xhixhon dhe Tedi Blushin në Tiranë. Ndërsa dy emrat e tjerë Edmond Haxhinasto në Elbasan, dhe surpriza, kandidimi i Ilir Metës në qarkun e Fierit. Mësohet se kandidimi në Fier është kërkuar vetë nga Presidenti i Partisë së Lirisë.

Sakaq, janë ende në negociata e sipër kandidatët e 3 partive të tjera, PDIU, PR DHE PBDNJ, në një kohë që PAA e ka shpallur prej kohësh që do e ketë kandidatin e saj në qarkun e Durrësit.

Ndërkohë, marrëveshja e PD me aleatët nuk është vetëm për listat e mbyllura, pasi burime bëjnë me dije që kandidatë për deputetë ato do të kenë në listat e hapura, në bazë të peshës elektorale të gjithsecilës. Po në listat e hapura, pritet të ketë vende të rezervuara në disa qarqe për partitë e tjera të vogla që i janë bashkuar në koalicion PD-së. /Marrë nga Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI