Flash

Mbyllja e TikTok/ Rama: Jemi në dialog pozitiv me kompaninë

Lapsi.al 6 March 2025
Mbyllja e TikTok/ Rama: Jemi në dialog pozitiv me kompaninë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dha lajmin për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Përmes një reagimi në "X" Rama thotë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike.

Ai shton se qeveria është në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti, thotë ai, do të vijë në Shqipëri për të paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.

POSTIMI:

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Të këshilluara

Foto nudo në plazh/ Rama: Ma nxorri opozita

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të...

10:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI