Flash

Nafta, birra dhe kafeja rritje të pazakontë në janar

Lapsi.al 6 March 2025
Nafta, birra dhe kafeja rritje të pazakontë në janar

Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të fortë në muajin janar, përveç cigareve, duke reflektuar kërkesën në rritje për këto produkte kryesisht nga flukset më të larta të vizitorëve të huaj.

Të dhënat e Ministrisë së Financave referojnë se në janar 2025 importet e naftës shënuan rekord historik krahasuar me muajt janar ndër vite, duke arritur në 53,250 tonë, me rritje vjetore 15.7%.

Rritja e importeve të naftës lidhet me volumet më të larta të transportit dhe gjithashtu të investimeve në infrastrukturë. Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare të majit të cilat shoqërohen me rritje të injektimeve buxhetore.

Aktiviteti ekonomik dhe transporti intensifikohen në prag fushatash duke nxitur edhe rritjen e konsumit të karburanteve.

Nga ana tjetër rritja e numrit të vizitoreve të huaj në fillim të vitit 2025 lajmëron kërkesën në rritje për karburant. Në janar numri i të huajve që vizituan Shqipërinë u rrit me 14.5%.

Importet e kafesë shënuan gjithashtu një rekord historik me 723 tonë vetëm në janar, duke u rritur me 99% në krahasim me janarin 2024. Burimet nga tregu pohuan se grosistët e kafesë janë pritur të rrisin blerjet për t’u mbrojtur nga rritja e çmimeve të produktit në tregjet ndërkombëtarë.

Çmimi i kafesë në tregjet ndërkombëtare u rrit me 111% gjatë vitit të fundit prej ndryshimeve klimatike në vendet prodhuese. Rritja e importeve të kafesë në këtë janar lidhet edhe me bazën e ulët të importeve më 2024.

Në janar të vitit të kaluar importet e kafesë preken minimumin historik me vetëm 363 tonë me ulje 32% në krahasim me vitin 2023. Tregtarët limituan blerjet vjet në janar ku çmimet po rriteshin, po që atëherë kurba ka shkuar për më lart, duke e bërë të pasigurta pritshmëritë.

Kafeja është një produkt mjaft popullor në Shqipëri, me cilësi dhe çmim të mirë në krahasim me vendet e tjera europiane. Gjithashtu për shqiptarët kafeja është stil jetesë, ndërsa për servirjen e saj funksionojnë mijëra biznese në vend.

Baret dhe restorantet deri më tani nuk i kanë reflektuar në unison rritjen e çmimeve të importit të kafesë, por kanë lajmëruar se do të ketë ndryshim në pranverë ku edhe konsumi pritet të rritet me tej nga turistët.

Importet e birrës gjithashtu pësuan rritje të lartë në janar. Sasitë që erdhën nga jashtë për tregun vendas ishin 35 për qind më të lartë se në janarin 2024.

Me rënie të importeve ishin vetëm cigaret, sasitë e të cilave në janarin 2024 ishin 4% më të ulëta se një vit më parë në këtë periudhë.

Si rrjedhojë e zbatimit të kalendarit për rritjen e akcizës ndaj cigareve janë frenuar edhe sasitë e importeve./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI