Flash

Në kërkim për shpërndarje drøge, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 6 March 2025
Në kërkim për shpërndarje drøge, arrestohet

Një 45-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet për shpërndarje droge. Shtetasi me iniciale A.B., u kap pas 3 muajsh pune nga policia. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor operacioni policor i koduar “White Snow”, vihet në pranga një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë.

Sekuestrohen sasi kokaine dhe prova të tjera që lidhen me këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White Snow”.

Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Foto nudo në plazh/ Rama: Ma nxorri opozita

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të...

10:29

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 91.6 lekë dhe...

08:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI