Flash

Oksigjen për Bylis, Malomo fundos Teutën: Hodo pëson humbjen e parë dhe është e rëndë

Lapsi.al 6 March 2025
Oksigjen për Bylis, Malomo fundos Teutën: Hodo pëson humbjen e

Bylis ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Teutës, duke u larguar nga fundi i renditjes dhe duke e thelluar krizën e durrsakëve. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, ballshiotët triumfuan minimalisht 1-0 falë golit të Malomo në minutën e 52'.

Skuadra vendase dominoi gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar raste të shumta, ndërsa Teuta tentoi të reagonte, por u ndal nga portieri Batista. Ky rezultat jo vetëm që i jep 3 pikë të arta Bylis, por i jep edhe një goditje Teutës, që pëson humbjen e parë me trajnerin Bledar Hodo në pankinë. “Mendoj që pjesa e parë ishte e ekuilibruar, mungonte ritmi dhe dyluftimet të cilat të çojnë drejt suksesit. Dy skuadrat shkuam në ekuilibër dhe kjo vjen nga nevojë për pikë dhe pozicioni në tabelë. Nuk u shfaqëm siç duhej në manovrës sulmuesi. Kjo ndeshje u zgjidh me një goditje standarde", tha tekniku i Teutës.

[video width="760" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67c9a6437abe7.mp4"][/video]

Si u zhvillua ndeshja?

Bylisi e nisi ndeshjen më mirë, duke iu afruar golit që në minutat e para. Ruçi dhe Peralta patën tentativa të rrezikshme, ndërsa më pas ishte Jazxhi ai që u ndal nga një pritje vendimtare e Batistës.

Lexo më tej: Egnatia nuk ka rivalë: Lushkja e Ujka likuidojnë Dinamon, VAR e Teqja dënojnë Dajën

Goli i vetëm i takimit erdhi në fillimin e pjesës së dytë, kur sulmuesi nigerian Malomo shënoi me kokë pas një goditjeje të saktë. Teuta u përpoq të kundërpërgjigjej, por Berko dhe Maçolli nuk arritën të mposhtnin Batistën, i cili ishte në një formë të shkëlqyer. Në fund të ndeshjes, tekniku i Bylis Gentian Mezani, kishte vetëm elozhe për skuadrën: "Jam deri diku i kënaqur pasi jemi gjatë gjithë kohës në tension. Këta çuna duhet të krijojnë më shumë siguri, u bënë shumë minuta që ata luajnë me njëri-tjetrin, duhet t’i japin më qetësi skuadrës. Duke mos pësuar sot ka qenë diçka shumë e mirë. Është kënaqësi që të mos pësosh. Kemi çuna të ri në ekip dhe kjo ju jep më shumë besim".

Renditja pas kësaj sfide

Falë kësaj fitoreje, Bylis ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë, duke krijuar një distancë prej 3 pikësh nga “zona e ftohtë”. Ndërkohë, Teuta mbetet e zhytur në vendin e 8-të me 28 pikë dhe duhet të reagojë urgjentisht për të shmangur rënien.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI