Flash

Pezullimi i ndihmës për Ukrainën/ Lubonja: Tregon indirekt se lufta është humbur

Lapsi.al 6 March 2025
Pezullimi i ndihmës për Ukrainën/ Lubonja: Tregon indirekt se

Në emisionin “Open” në News 24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar pezullimin e ndihmës për Ukrainën nga SHBA, duke e interpretuar këtë si një shenjë të humbjes së luftës nga Aleanca Veri-Atlantike.

Lubonja u shpreh se, megjithëse nuk është simpatizant i Donald Trump, ai mendon se ky veprim tregon një pranim indirekt të humbjes dhe është një kritikë ndaj administratës së Biden.

Lubonja theksoi se Donald Trump dëshiron të vendosë paqe dhe këtë qëndrim e sheh si një mundësi për të stabilizuar situatën globale. Analisti kujtoi gjithashtu se nuk është hera e parë që SHBA ka lënë një konflikt pas, duke përmendur përvojën e fundit të tërheqjes nga Afganistani.

Lubonja tha gjithashtu që Trump i deklaroi qartë presidentit ukrainas, Zelensky, se Ukraina nuk ka mundësi të fitojë pa një mbështetje të fortë dhe ka kërkuar një marrëveshje paqeje. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI