Flash

Qeveria merr vendim për mbylljen e TikTok-ut

Lapsi.al 6 March 2025
Qeveria merr vendim për mbylljen e TikTok-ut

Qeveria ka kërkuar mbylljen e aksesit të TikTok në Shqipëri për 12 muaj. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu ka deklaruar se kanë nisur komunikimin me përfaqësuesit e aplikacionit në mënyrë që gjatë mbylljes së platformës të merren masa për të vendosur filtrat që parandalojnë promovimin e sjelljeve negative.

"Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët rrjetet sociale. Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme," tha Manastirliu.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me kohën e mbylljes, apo mënyrën se si do të veprohet, Manastriliu ka deklaruar se Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike do të merret me bllokimin e platformës. Ndërkohë që ka theksuar se mbyllja e përkohëshme 12 mujore do të bëhet brenda disa ditëve ose një javë

“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë për të bërë të mundur që në bashkërendim që me përfaqësuesit e TikTok të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushtet dhe kriteret e duhura që aksesi në TikTok të mos dëmtojë të rinjtë. Ato materialet që qarkullojnë, që ne i kemi marrë, ka akte deri në vepra penale, nxisin dhunën dhe kur të rishikohet masa që është propozuar nëse do të ketë plotësime të këtyre kritereve atëherë të jemi krejtësisht të qetë që lundrimi i fëmijëve të jetë i sigurt, pa efektet e dhunës dhe nxitjes së bullizmit online me efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Do të jetë Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike, do të duhen disa ditë apo 1 javë për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok”, tha ajo.

Të këshilluara

Foto nudo në plazh/ Rama: Ma nxorri opozita

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të...

10:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI