Flash

Rama në ‘Sy m’sy’: Mbyllim negociatat në 2027

Lapsi.al 6 March 2025
Rama në ‘Sy m’sy’: Mbyllim negociatat në 2027

Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me qytetarët në rrjetet sociale. Rama foli edhe për negociatat me Bashkimin Evropian. Ai tha se ka rënë dakord se do t'i mbyllin negociatat në vitin 2027.

"Di të them një gjë, për herë të parë qysh se kemi hyrë në procesin e materializimit të ëndrrës së madhe me thirrjen e duam Shqipërinë si Europa, na ndodh që të kemi një përputhje të rrethanave të brendshme me rrethanat e Europës dhe vullnetin e tyre për të na marrë brenda.

Kur ne filluam të bëhemi më të pranueshëm ata humbën dëshirën për zgjerimin dhe në këtë moment janë përputhur gjërat.

Ne hapën, ulëm në tryezë vjet dhe na është dhënë dhe kemi rënë dakord t’i mbyllim negociatat në vitin 2027. Nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër, Kroacisë i janë dashur 7 vite.

Mali i Zi ka vite e vite në këtë proces. Është përputhur me nevojën e tyre për të dhënë një sinjal që po shkojmë drejt një riunifikimi. Në mars do hapim grup-kapitujt e tjerë. Ky proces është me 1 mijë vet në punë që merren me negociatat.

Nuk ka asnjë minutë për të humbur, duhet të fokusohemi te ky proces. Duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë. Imagjino të hymë në historira me Kujtim Gjuzi, a kuptoni a jo. Ne na duhet Shqipëria në Be”-u shpreh Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 91.6 lekë dhe...

08:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI