Flash

SHBA-ja pezullon ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën

Lapsi.al 6 March 2025
SHBA-ja pezullon ndarjen e informacioneve të inteligjencës me

Shtetet e Bashkuara kanë “pezulluar” ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, tha drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe. Njoftimi vjen pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën.

Ratcliffe konfirmoi se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022.

“Presidenti Trump kishte një pyetje të vërtetë nëse presidenti Zelensky ishte i angazhuar për procesin e paqes”, tha Ratcliffe për Fox News.

Ratcliffe tha se pezullimi “në frontin ushtarak dhe në frontin e inteligjencës” është i përkohshëm dhe SHBA-ja do të punojë sërish “krah për krah me Ukrainën”.

Të martën, Trump deklaroi se Zelensky i tha se Kievi ishte i gatshëm për bisedime me Moskën dhe për finalizimin e marrëveshjes për minerale me SHBA-në, teksa Ukraina po tenton që të tejkalojë përplasjen në Zyrën Ovale.

Zelensky ka tentuar që të përmirësojë raportin me Trumpin, duke shkruar në rrjetet sociale se ishte për “keqardhje” përplasja e tij me udhëheqësin amerikan e duke shtuar se dëshiron që të përmirësojë situatën. Në adresimin e tij në Kongresin amerikan të martën, Trump e lexoi letrën e Zelenskyt.

“Në letër thuhet ‘Ukraina është e gatshme të vijnë në tavolinën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme. Askush nuk e do më shumë paqen sesa ukrainasit’”, tha Trump para ligjvënësve amerikanë./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI