Flash

“Shqipëria mbyll TikTok, opozita kundër”/ Jehona në mediat ndërkombëtare

Lapsi.al 6 March 2025
“Shqipëria mbyll TikTok, opozita kundër”/ Jehona në

Rrjeti prestigjioz amerikan "CNN" i ka bërë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTok për 12 muaj, “duke fajësuar platformën popullore të shpërndarjes së videove për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.

CNN citon ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu që tha se zyrtarët janë në kontakt me TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

“Qeveria e inicioi këtë masë vitin e kaluar pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në nëntor pas një grindjeje që filloi në TikTok. TikTok nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar vendimin e qeverisë shqiptare” – shkruan CNN.

Më herët sipas CNN kompania ka thënë se "nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishin llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok".

Shkrimi citon edhe opozitën që nuk është pajtuar me mbylljen e TikTok dhe ka caktuar 15 marsin për një protestë kundër vendimit. “Opozita tha se ndalimi ishte "një akt i intolerancës, frikës dhe terrorit nga mendimi dhe shprehja e lirë" – thuhet në shkrim.

LEXO EDHE: Vendimi / Rama mbyll Tik Tok-un në prag të fushatës

Ndërsa “France 24” citon postimin në X të kryeministrit Edi Rama që shkroi se bisedimet me TikTok ishin në vazhdim pas konsultimeve me mijëra prindër dhe mësues. “Kemi nisur një dialog shumë pozitiv me TikTok, përfaqësuesit e të cilit do të vijnë së shpejti në Shqipëri për të na prezantuar një sërë masash që synojnë rritjen e sigurisë së fëmijëve”, - citohet Rama nga media franceze.

“Vendimi u kritikua nga opozita, e cila tha se ndalimi do të kishte një ndikim në përpjekjet e tyre të fushatës përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në maj. “Me këtë akt censurimi që prek më shumë se një milion përdorues të TikTok në Shqipëri, Edi Rama po e vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel me Afganistanin dhe Iranin”, - citon “France 24” kreun e opozitës Sali Berisha gjatë një konference për shtyp në Tiranë.

LEXO EDHE: Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” shkroi gjithashtu se “qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama njoftoi sot ndalimin zyrtar të aksesit në platformën kineze të ndarjes së videove TikTok, e cila do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Lëvizja u njoftua tashmë në dhjetor, kur një 14-vjeçar u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, vetëm pak hapa larg shkollës së tij, pas një debati në rrjetet sociale. Ndalimi do të jetë aktiv në ditët në vijim” – thuhet në shkrim.

Vëmendje i kanë kushtuar edhe agjencitë greke të lajmeve. “To Vima” citon pretendimet e qeverisë për arsyet e mbylljes së TikTok, por nënvizon edhe kundërshtimet e opozitës.

Ndërsa rrjeti amerikan “ABC News” shkruan se TikTok, i cili operohet nga firma kineze e teknologjisë ByteDance, është përballur me pyetje në shumë vende dhe ishte për pak kohë jashtë linje edhe në Shtetet e Bashkuara ku i kërkohej të respektonte një ligj sipas të cilit kompania duhet të shesë aplikacionin tek një kompani amerikane.

LEXO EDHE: 10 implikime se si mbyllja e Tik Tok cënon lirinë e shprehjes

“Në fillim të kësaj jave, mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar tha se po hetonte se si aplikacioni përdor informacionin personal të 13 deri në 17-vjeçarëve për t'u ofruar atyre rekomandime për përmbajtjen" - thuhet në shkrim. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI