Flash

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autoritetet gjermane japin detaje

Lapsi.al 6 March 2025
Vrasja e palestinezes në Tiranë, autoritetet gjermane japin detaje

Autoritetet gjermane me anë të një e-mail kanë informuar Policinë e Tiranës se 49-vjeçari Fati Alwan që vrau me thikë 24-vjeçaren Rayyan Alwan janë baba e bijë. Por burime nga grupi hetimor konfirmojnë për a2cnn se kjo përgjigje është bazuar në kërkesën për azil që ata kanë bërë në Gjermani, dhe jo nëpërmjet analizave të ADN-së.

Në këtë mënyrë thonë burimet, mbetet ende e pakonfirmuar plotësisht lidhja mes tyre, në një kohë që 49-vjeçari vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar po ashtu homologëve në Gjermani që të kërkojnë nga familjarët të tërheqin nga morgu trupin e së resë, por sipas tyre nuk kanë pasur asnjëri një interesim për këtë gjë.

Nga ana tjetër, hetuesit shqiptarë janë në pritje edhe të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar kohën se kur ka ndodhur vrasja. Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt dhe në Rinas 49-vjeçari u prezanua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.

Prenotimi i biletave për të ardhur në vendin tonë është bërë disa orë para udhëtimit dhe sapo shkelën në tokën shqiptare iu drejtuan banesës që kishin marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Natën e parë ata kanë fjetur në katin e parë të banesës 3-katëshe, dhe më pas me pretendimin se nuk u ka pëlqyer dhoma, më datë 20 kanë qëndruar në katin e tretë të vilës, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.

Hetuesit kanë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur më datë 20 ose 21 shkurt, pasi nga kamerat e sigurisë nuk rezulton që në këto dy ditë vajza nuk ka dalë jashtë banesës në asnjë moment, ndërsa më dalë 22 shkurt, në orën 5 të mëngjesit, 49-vjeçari largohet prej andej drejt Rinasit duke udhëtuar në drejtim të Greqisë.

E gjithë ngjarja u zbulua më datë 27 shkurt. Për misterin e vrasjes së 24-vjeçares palestineze kanë shkruar edhe mediat holandeze, sipas të cilave e reja e kishte denoncuar të atin për dhunë, pasi ky i fundit nuk pranonte që e bija bënte një jetë të lirë dhe sipas zakoneve të fesë islame.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI