Flash

Berisha: Xhevdet Troplini i ka shkuar në mesnatë në qeli Veliajt

Lapsi.al 7 March 2025
Berisha: Xhevdet Troplini i ka shkuar në mesnatë në qeli Veliajt

Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij të forta ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar situatën aktuale si një skemë të mirëorganizuar mafioze. Në një deklaratë për mediat, ai vuri në pikëpyetje heshtjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për disa prokurorë të lartë, duke nënkuptuar se ata janë pjesë e të njëjtit rrjet.

“Pse Erion Veliaj nuk sulmon Dritan Prençin, prokurorin e 5D dhe Altin Dumanin, mercenarin? Natyrisht se këta i ka kolegë. Rastisi njëri që nuk e ka koleg dhe ai është armik,” tha Berisha.

Ai theksoi se drejtësia e re funksionon me dy standarde, duke mbrojtur të pushtetshmit dhe goditur ata që janë kundër tyre.

“Tani, të themi atë që është, këto që ky është akuzuar mbi bazën e letrës së Anesti Ballukut, janë shumë të rënda, pa diskutim. Dhe ka një dukuri të shëmtuar shumë se tani del Lajla Asadi me 1 milionë euro garderobën, del Ajola Xoxa me 870 mijë euro garderobën,” u shpreh ai, duke aluduar për pasuri të fshehura nga zyrtarët e lidhur me qeverinë.

Berisha përmendi shifra të mëdha parash dhe vila të fshehura që, sipas tij, janë në pronësi të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. “Gjenden topa me 500 euro, 100 e ca mijë euro. Gjenden 260 mijë euro blerje TVSH. Gjenden vilat të rrafshuara dhe të parrafshuara dhe ky nxjerr një foto të vjehrrit dhe asnjë dokument e thotë se kjo është vila e vjehrrit? Ndërkohë që janë dhjetëra dokumente që faktojnë se vila është e Erionit dhe Ajolës,” deklaroi ai.

Lideri i opozitës ngriti gjithashtu akuza për vizita të fshehta në burgje dhe presione mafioze për të diktuar rrjedhën e proceseve gjyqësore. “Uluziu shkon para 8 ditësh në burg dhe i përcakton një kuadër të ndryshëm nga të burgosurit e tjerë. Por tani unë do t’u them shqiptarëve se para Uluziut, në ora 11 e gjysëm apo 12 të natës, në qelinë e Erion Veliajt ka shkuar, sipas burimeve shumë të besueshme, Poja. Po, dhe Poja i ka diktuar kodin atij. Njëlloj siç kam denoncuar takimin me të burgosur qeveritarë të tjerë. Poja është Xhevdet Troplini,” tha Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se është e gatshme të përdorë çdo mjet për të mbajtur pushtetin, përfshirë edhe kërcënimet e drejtpërdrejta. “E ftoj Uluziun të përgënjeshtrojë vizitën e tij në qelinë e Erion Veliajt. Aty janë të gjitha kamerat dhe këto janë të vërtetat për të dy këto vizita të fshehta,” përfundoi ai.

Në fjalën e tij, Berisha përmendi edhe presionet ndaj gjykatësve, duke aluduar për një ndërhyrje direkte në çështjen e Erion Veliajt. “Tani Ilirjanën e sëmurën, Ilirjana Olldashin, një gjykatëse që duhej të gjykonte Erion Veliajn. Po Skapi, jo se kjo ka pasur EncroChat, por i thonë se dy persona kanë thënë këto për ty, ndaj më mirë largohu nga ky proces. Dhe ajo merr një raport afatgjatë. Kanë gjetur këtë tjetrin tani për datën 11. Do lëshojë një seri akuzash ndaj meje tani se unë e drejtoj edhe gjykatën, edhe prokurorinë,” ironizoi Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI