Flash

“Fonseca, je njeriu i duhur", Lyon e konfirmon: gjest i bukur i lojtarëve pas golit

Lapsi.al 7 March 2025
“Fonseca, je njeriu i duhur", Lyon e konfirmon: gjest i bukur i
“Ti je njeriu i duhur për Olympique Lyon”. Presidenti dhe pronari i OL, John Textor, ka deklaruar në llogarinë e tij në Instagram se dëshiron ta mbajë teknikun Paulo Fonseca në krye të ekipit, pavarësisht pezullimit të tij deri në fund të nëntorit. “Gëzuar ditëlindjen, Paulo! Jam me ty sot dhe gjithmonë. Ke bërë një gabim… Ndjesa jote ishte e sinqertë… E dënimi yt është qartësisht shumë i ashpër. Ti je njeriu i duhur për OL dhe ne do të vazhdojmë përpara. Forca, OL!”, ka shkruar amerikani. Paulo Fonseca u pezullua të mërkurën nga pankina dhe hyrja në dhomat e arbitrave deri më 30 nëntor nga komisioni disiplinor, pasi kërcënoi me përplasje kokë më kokë arbitrin e ndeshjes së Ligue 1 mes OL dhe Brest (2-1) fundjavën e kaluar. Lyon do të luajë ndeshjen e kthimit kundër FCSB-së në shtëpi, pasi triumfoi në ndeshjen e parë të 1/8 të Europa League në Bukuresht, sërisht me portugezin Fonseca në pankinë, pasi pezullimi nuk zbatohet për momentin në garat evropiane. Ndërsa duke nisur nga e diela në Nice, në një sfidë të rëndësishme kundër ekipit të tretë të Ligue 1, trajneri 52-vjeçar do të duhet ta ndjekë skuadrën nga tribuna.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by A Bola (@abolapt)

Fonseca përqafohet nga të gjithë lojtarët pas avantazhit të Lyon

Paulo Fonseca shpërtheu në lot nga emocionet, i përqafuar nga të gjithë lojtarët e tij pas golit të avantazhit të shënuar nga Tagliafico në fushën e Steaua Bukureshtit, në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Europa League (3-1 përfundimi në favor të francezëve). Trajneri portugez është dënuar me 9 muaj pezullim, deri më 30 nëntor 2025, pas incidentit me përplasje kokë më kokë ndaj arbitrit Bastien Millot gjatë ndeshjes Lyon-Brest. “Është një gjë absolutisht e padrejtë. Nuk e kam prekur arbitrin dhe nuk kisha ndërmend ta sulmoja”, tha Fonseca, i cili mund të drejtojë normalisht në Europë. “Gjëja më e rëndësishme është që kam mbështetjen e klubit, kjo ka shumë rëndësi për mua. Po ashtu edhe ky grup i mrekullueshëm lojtarësh dhe tifozët janë me mua. Tani do të shohim si do të veprojmë, por zgjidhjet ekzistojnë. E rëndësishme është e gjithë java e punës, jo vetëm dita e ndeshjes”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI