Flash

FOTO/ Hyri me hanxhar në stacionin e policisë, 8 vite burg për shqiptarin në Gjermani

Lapsi.al 7 March 2025
FOTO/ Hyri me hanxhar në stacionin e policisë, 8 vite burg për

Shqiptari Arlindo M., kishte tentuar të shkaktonte një gjakderdhje në një stacion policie në Linz am Rhein të Gjermanisë natën e 6 shtatorit 2024. Megjithatë ai u bllokua nga forcat e rendit pasi për orë të tëra kishte goditur me një hanxhar një bravë xhami antiplumb në stacionin e policisë.

Prokurorja publike e cila kishte kërkuar 11 vjet burg e përshkoi kështu natën e krimit para gjykatës: “Rreth orës 02:40 ka hyrë në komisariatin e Linzit i armatosur me një hanxhar me gjatësi tehu prej 47.3 centimetra me qëllim që të vriste të gjithë policët aty”, - shkruan "BILD".

SEK-u sulmoi stacionin e policisë pas rreth dy orësh dhe e mposhti njeriun me hanxhar me një taser

“Ai goditi dritaret me hanxhar rreth 50 herë dhe bërtiti se ishte këtu për të vrarë policët dhe nuk do të ndalonte derisa të vdiste vetë” - shtoi prokurorja.

Copa xhami, dru të thyer dhe papastërti kudo. Bllokimi i komisariatit në mëngjes pas sulmit me hanxhar

Sipas akuzës ai ka bërtitur: “Unë do të ju vras, Allahu Ekber, Allahu Ekber, dhe do të shkoj drejt te Zoti!” Një polic i dha fund situatës së rrezikshme dhe mundi të mposhtte Arlindo M. me një pistoletë elektrike dhe më pas ta arrestonte atë.

Momenti kur oficerët e SEK-ut hyjnë në derë

Në banesën e tij, hetuesit gjetën prova konkrete të radikalizimit të tij, si një flamur i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) i pikturuar në mur. Sipas mendimit të gjykatës, i pandehuri ishte radikalizuar i ushqyer nga thirrjet në forumet e internetit të IS.

Stacioni i policisë në Linz am Rhein. Këtu shqiptari donte të vriste policët

Me rastin e caktimit të dënimit me 8 vite burg, gjykata ka marrë parasysh se nga sulmi nuk është lënduar askush tjetër përveç të pandehurit. Arlindo M., i cili vuan nga një çrregullim personaliteti, kishte humbur punën pak kohë para krimit dhe po ashtu ishte prishur edhe martesa e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kthesa e motit, kur nisin reshjet e shiut

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se nga dita e nesërm...

20:23

Më 11 mars shefi i NATO-s viziton Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë Kosovën më 11 mars. NATO ka njoftuar se Rutte do të vijë në Prishtinë bashkë me zëvendëssekretar...

18:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI