Flash

Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin

Lapsi.al 7 March 2025
Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përjashton çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë. Ai thotë për KosovaPress se qeverinë duhet ta formojë opozita dhe sipas tij ka komunikim për këtë.

Lidhur me këtë, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhje garoi në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, thotë se nuk ka “ndonjë avancim konkret por ka gatishmëri të ecet tutje”, raporton KosovaPress.

“Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita, kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të bashkohemi dhe të krijojmë qeverinë nga opozita. Ka komunikim të ndërsjellë [me opozitën], nuk ka ndonjë avancim konkret për shkak se janë edhe afatet kushtetuese por besoj ka gatishmëri që të ecim”, deklaron Haradinaj.

Haradinaj thotë se qëndrimi i AAK-së është një qeveri prej opozitës, derisa pyetet se në cilin rast do të bashkëpunonte me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton KosovaPress.

“Ne jemi në opozitë dhe si opozitarë angazhohemi me i dhënë Kosovës qeverinë e shumicës së opozitës. Ky është qëndrimi dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shton ai.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit. Sipas rezultateve paraprake të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se të enjten për A2CNN se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike, përcjellë KosovaPress.

Ndërkaq, e pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limaj që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk mjafton vetëm gatishmëria. /Kosovapress/

Të këshilluara

Post Malone në një romancë të re dashurie

Post Malone  është në një romancë të re dashurie pasi thuhet se anuloi fejesën me nënën e fëmijës së tij. Këngëtari, u nda nga partnerja e tij, e cila nuk u ...

18:05

Arrestohen dy shitës droge në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në makinë dhe në banesat e tyre, u gjet kanabis dhe kokainë me qëllim shitjen. ...

17:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI