Flash

Hetohej për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Lezhës

Lapsi.al 7 March 2025
Hetohej për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen

Gjykata e posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe pushoi një tjetër çështje ndaj një kryetari bashkie të mazhorancës, atë të Pjerin Ndreut, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim detyre”. Disa javë më parë SPAK kërkoi në Gjykatë pushimin e çështjes, me pretendimin se gjatë hetimeve nuk provoi që Ndreu ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilën u hetua.

Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e rrugës Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe se më pas u paraqiti një shkresë të ARRSH-së, ku kërkonte ndalimin e punimeve.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën “shpërdorim detyre”. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe ishin marrë me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI