Flash

Zgjedhjet, Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS

Lapsi.al 7 March 2025
Zgjedhjet, Rama mbledh qeverinë dhe kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryesinë e PS, për të diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mësohet se në fokus të diskutimeve janë strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren. Gjithashtu bëhet e ditur se në thelb të diskutimeve do të jetë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme. Takimi parashikohet të mbyllet në orën 18:00.

Të këshilluara

Post Malone në një romancë të re dashurie

Post Malone  është në një romancë të re dashurie pasi thuhet se anuloi fejesën me nënën e fëmijës së tij. Këngëtari, u nda nga partnerja e tij, e cila nuk u ...

18:05

Arrestohen dy shitës droge në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në makinë dhe në banesat e tyre, u gjet kanabis dhe kokainë me qëllim shitjen. ...

17:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI