Flash

8 Marsi, protestë simbolike në Durrës

Lapsi.al 8 March 2025
8 Marsi, protestë simbolike në Durrës

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Durrës u organizua një marshim me fokus tek të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave si një faktor kyç për zhvillimin e familjes dhe një shoqërie të sigurt.

Marshimi nisi nga Gjykata e Durrësit dhe vazhdoi përgjatë bulevardit e shëtitores “Taulantia” të qytetit, duke ftuar qytetarë të tjerë në mbështetje të kauzës.

Aktivistet theksuan rëndësinë e mundësive të barabarta dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat.

Dhuna ndaj gruas mbetet ende një shqetësim. Në Durrës, vitin e kaluar u lëshuan 471 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti 75 urdhra të tjerë, ndërsa kanë nisur rreth 330 procedime penale për dhunë në familje.

Pjesëmarrëset ngritën zërin duke kërkuar siguri dhe paqe brenda mureve të shtëpisë dhe ndërgjegjësim për rolin e gruas në familje dhe shoqëri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI