Flash

Majlinda Bregu: Shkatërrimi i partisë kundërshtare është shkatërrim i vetes

Lapsi.al 8 March 2025
Majlinda Bregu: Shkatërrimi i partisë kundërshtare

Në një podcast me Mira Kazhanin, Majlinda Bregu flet për jetën larg të qenit politikane, por flet edhe për peshën e të qenit grua në politike e sidomos për presionin shoqëror mbi gratë.

Ish ministrja e PD-së tregon gjatë intervistës në nota ironie sesi u ndje kur e larguan nga PD-ja.

“Më pushuan nga një punë që e doja. Pastaj prisnin që unë 45 vjeç të rrija pa punë. Në dallim me tymnajën e rrjeteve sociale, kam patur dhe kam nevojë të punoj", tha Majlinda Bregu.

Bregu lë të kuptojë se funksioni i saj në krye të RCC nuk u prit mirë nga partia e saj.

E pyetur për politikën sot?

Majlinda Bregu thotë:

"Unë do doja shumë që Shqipëria të mos kishte këtë pjesën e shkatërrimit të ndërsjellë i cili në fund të ditës nuk prodhon asgjë. Ky është një problem shumë i madh që ka karakterizuar politkën vitet e fundit. Se në fakt, kur një forcë politike, ajo që është në pushtet, mendon se është e vetmja e pushtetshme dhe shkatërrimi i forcës tjetër politike, dobësimi i saj, edhe vetëshkatërrimi për të thënë të vërtetën.

E ndihmon në njëfarë mënyre se i jep shanse më shumë për të fituar dhe për ta patur pushtetin në duart e veta në një plan pak afatgjatë, do të thotë që deri diku ti ke projektuar edhe shkatërrimin tënd.", tha Bregu në ZëmeMirën Podcast.

Mira Kazhani e pyet në fund nëse ka një parashikim për 11 majin dhe Bregu thotë se di vetëm që do të votojë për partinë e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=K_f-1YsTqLM

Të këshilluara

Aksident i frikshëm në Vlorë

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të paraburgimit. Një automjet është përmbysur në rrugë ndërsa ka goditur edhe disa mje...

12:28

8 Marsi, marshim në Elbasan

Organizatat të cilat në fokus të tyre kanë të drejtat e grave e kanë kujtuar 8 Marsin me një marshim proteste në qendër të Elbasanit. Ato përcollën mesazhin ...

13:24

8 Marsi, protestë simbolike në Durrës

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Durrës u organizua një marshim me fokus tek të drejtat dhe fuqizimi i grave dhe vajzave si një faktor kyç për zhvillimin e f...

14:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI