Flash

Rama ironizon koalicionin e opozitës: Gjëja më madhështore janë mustaqet e Gjuzit

Lapsi.al 8 March 2025
Rama ironizon koalicionin e opozitës: Gjëja më madhështore

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit u shpreh se kur gratë janë të dobëta edhe burrat janë të dobët. Rama u shpreh se duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke i dhënë më shumë vend në të gjitha nivelet e përfaqësimit do të luftojnë për ti bërë burrat më të arsyeshëm dhe më të urtë.

Ai foli edhe në lidhje me zgjedhet e 11 majit. Rama u shpreh se po përgatiten të hyjnë në fushën e betejës elektorale ndryshe nga opozita që ka grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë. Sipas tij gjëja më madhështore janë mustaqet e kujtim Gjuzit.

"Kur gratë janë të forta burrat janë të fortë dhe të urtë. Kur gratë janë të dobta, burrat janë të dobët, por shumë agresiv. Duke zgjeruar hapësirën për gratë, duke i dhënë më shumë vend në të gjitha nivelet e përfaqësimit ne të gjithë së bashku luftojmë për ti bërë burrat më të arsyeshëm dhe më të urtë, në kuptimin mençurisë.

Në vigjilje të një sfide të madhe që Shqipëria ka, jo PS, por në 11 Maj Shqipëria ka sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku rrethanat tona të brendshme dhe ato të Europës janë bërë 1 dhe për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale dhe në duart tona.

Në këtë sfidë, kur ne po përgatitemi të hyjmë në fushën e betejës elektorale, që ndryshe nga të tjerët kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë dhe në emër të një madhështie që Zoti e di ju është se gjëja më madhështore që shoh në atë anë janë mustaqet e kujtim Gjuzit, shikoni mustaqet e tij dhe aty keni kartëvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe, ne do të kemi qasje komplet tjetër, ne burrat do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate," tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI