Flash

Dalin PAMJET nga takimet e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Lapsi.al 9 March 2025
Dalin PAMJET nga takimet e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë

“Kantieri” e ka cilësuar kryeministri Edi Rama takimin që zhvilloi për 3 ditë radhazi me me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të PS në 12 qarqet e vendit.

Dy të ditët e para takimet u zhvilluan në Pallatin e Brigadave ndërsa këtë të diel ai mblodhi disa drejtues të PS-së në Vilën 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në fokus kanë qenë reformat e realizuara, premtimet që do të bëhen në fushatë, por edhe lista e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit për Partinë Socialiste.

Të dielën, Rama u takua me Sekretarin e Pëgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, që është njëherësh drejtues i qarkut të Dibrës, me Mirela Kumbaron për Gjirokastrën, Ulsi Manjën për Lezhën, Emirjana Sakon për Durrësin dhe Benet Becin për Shkodrën.

Po ashtu konsultime janë zhvilluar edhe me Bledi Çuçin për Vlorën e Niko Peleshin për Korçën. Lista finale pritet të miratohet në mbledhjen e Kryesisë socialiste që do të mbahet më 12 Mars dhe po në të njëjtën ditë do të dorëzohet në KQZ.

Kryeministri Rama pritet të kandidojë në listën e hapur, në Tiranë. Po ashtu në listën e hapur mund të jenë edhe shumë prej deputetëve aktualë. Ndërsa në listën e mbyllur, Rama do t’i japë më shumë prioritet grave, vajzave si dhe të rinjve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesim

Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë konservatore të ”Demokracisë së re”, i paraqitur nga PASOK-u, SYRIZA, ”Nea Aristera” dhe ”Plefsi Eleftherias” si dhe nëntë ...

08:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI