Flash

FOTO/ “Ethet” e listave të deputetëve, Rama ngujohet 8 orë në “Vilën 30” për emrat

Lapsi.al 9 March 2025
FOTO/ “Ethet” e listave të deputetëve, Rama ngujohet 8

Përfundoi rreth orës 18.00 takimi maratonë i kryeministri Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit. Takimi nisi rreth orës 10 të mëngjesit të kësaj të diele dhe u zhvillua me dyer të mbyllura në vilën qeveritare numër 30 në zonën e ish-Bllokut.

Rama takoi njëri pas tjetrit drejtuesit e qarqeve ndërsa i pranishëm ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Secili prej drejtuesve të qarqeve ka dhënë propozimet e tij për për emrat që konsiderohen si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre.

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama vijon takimet tek vila 30 me drejtuesit e qarqeve, deri tani u takua me 5 prej tyre (EMRAT) - Shqiptarja.com

Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars kur edhe afati i fundit i vendosur nga KQZ për dorëzimin e listave të kandidatëve. Do të jetë vetë Rama që në mbledhjen e kryesisë së PS-së që do të zhvillohet atë ditë do të prezantojë se cili do të jetë në listat e mbyllura dhe kush do të duhet të luftojë për një vend në parlament nëpërmjet listës së hapur.

Mbledhja me drejtuesit politik të qarqeve/ Rama përfundon takimin me

Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë së PS. Rama u takua fillimisht me Blendi Klosin që është edhe drejtues politik i qarkut të Dibrës.

Më pas dëgjoi propozimet e Mirela Kumbaros, drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshin, drejtues politik i qarkut të Korçës.

Mbledhja me drejtuesit politik të qarqeve, Rama përfundon takimin me

Pas një pushimi dreke rreth orës 15.00 Rama priti Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit, Ogerta Manstirliun drejtuesen politike të Tiranës, Ervin Demon, drejtuesin politik i qarkut të Beratit, Belinda Ballukun, drejtuese politike e qarkut të Fierit dhe Arbjan Maznikun, drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit.

1741536388_vv.JPG

Në fund Rama takoi edhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali që është drejtuese politike e qarkut të Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesim

Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë konservatore të ”Demokracisë së re”, i paraqitur nga PASOK-u, SYRIZA, ”Nea Aristera” dhe ”Plefsi Eleftherias” si dhe nëntë ...

08:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI