Përqafimi mes Ronaldos dhe Nedved para ndeshjes
Pavel Nedved ka folur gjithmonë me respekt të madh për portugezin Cristiano Ronaldo, duke mbrojtur investimin që bëri klubi dhe Andrea Agnelli, pavarësisht se Champions League nuk u fitua gjatë atyre viteve. Juventus kishte shpresuar ta fitonte atë trofe pikërisht pas afrimit të portugezit, por objektivi nuk u arrit. Mbrëmë, pak para ndeshjes që përfundoi 2-2, dyshja u ritakua. Nedved e thirri Ronaldon, u përqafuan, dhe çeku i pëshpëriti diçka në vesh. CR7 reagoi me një të qeshur, duke treguar se klima ishte krejt miqësore.سعادة الاسطورة كريستيانو لحظة رؤيته بافيل نيدفيد ❤️❤️ pic.twitter.com/oKhgqN3khL
— عالم القوت (@GOATTWORLD) March 7, 2025