Flash

Rama tregon arsyen pse është mbuluar monumenti i Skënderbeut në mes të Tiranës

Lapsi.al 9 March 2025
Rama tregon arsyen pse është mbuluar monumenti i Skënderbeut

Ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale mbi arsyet e mbulimit të monumentit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin që mban emrin e tij në qendër të Tiranës. Aludimet kanë qenë të shumta dhe për këtë arsye ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook ai shkruan se arsyeja është se po merren format për të vendosur një kopje të tij në Paris.

“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit😮

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris😍

Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet❤️ Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij🇦🇱🦅

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët “zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër🤡” – shkruan Rama. 

LEXO EDHE: Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës?

Monumenti i Skënderbeut në Tiranë është vepër e skulptorit Odhise Paskali në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon e vitit 1968. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI