Flash

Në grup me Shqipërinë, Serbia humb kapitenin: Mitrovic në spital me probleme kardiake

Lapsi.al 10 March 2025
Në grup me Shqipërinë, Serbia humb kapitenin: Mitrovic në
Zemra e Aleksandar Mitrovic ka pësuar një çrregullim të papritur dhe shqetësues: ritmi i tij kardiak ka regjistruar një aritmi të pazakontë, një gjendje që e ka shtyrë klubin e tij (Al-Hilal) të ndërmarrë masa dhe ta shtrijë në spital për kontrolle mjekësore. Situata duket nën kontroll dhe disfunksioni mendohet të jetë shkaktuar nga stresi dhe lodhja, por lojtari nuk do të rikthehet në stërvitje dhe në fushë pa marrë më parë miratimin e mjekëve. Për këtë arsye, klubi synon të menaxhojë çështjen me shumë kujdes, ndërkohë që pritet një vlerësim më i qartë mbi kohën e mungesës së sulmuesit serb: nëse ai do të mund të kthehet së shpejti apo do t’i duhet një pauzë më e gjatë. Mitrovic e kishte shijuar sërish emocionin e garës të premten e kaluar, kur u rikthye në fushë (madje edhe me gol) në ndeshjen e fituar kundër Al-Fayha në Saudi Pro League. Ai ishte kthyer pas një dëmtimi në tendinën e gjurit, i cili e kishte detyruar të ndalonte që nga 7 janari, kur u lëndua në çerekfinalen e kupës kombëtare kundër Al-Ittihad. Fillimisht, u vlerësua se rikuperimi i tij do të zgjaste tre javë, por koha e rikthimit u zgjat (u deshën dy muaj për t’u rikuperuar plotësisht), pa u dhënë shumë detaje të tjera mbi gjendjen e tij.

Deklarata e Al-Hilal

Deklarata zyrtare e klubit saudit dha që në fillim disa detaje mbi shqetësimin e Mitrovic, duke përmendur aritmi që nuk lidhet me ndonjë sëmundje specifike, por me një situatë lodhjeje: “Ai mbetet nën vëzhgimin e specialistëve dhe rasti i tij do të monitorohet vazhdimisht”.

Mungesë e madhe për Serbinë

Mungesa e tij para fillimit të kualifikueseve të Botërorit 2026 është një goditje e rëndë për Serbinë, që e ka sulmuesin një nga pikat më të forta. Mjafton të hedhësh një vështrim te shifrat për të kuptuar peshën e tij për repartin ofensiv: në kampionat me Al-Hilal ka realizuar 13 gola në 14 paraqitje, megjithëse ka humbur rreth dhjetë ndeshje për shkak të një dëmtimi; numra që bëhen më të rëndësishëm nëse referohemi në rendimentin e përgjithshëm të sezonit, 25 gola në 21 paraqitje, përfshirë Ligën e Kampionëve Aziatike (5 gola në 6 ndeshje).

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI