Flash

Rama, 4 milionë dollarë për “Edenin”/ Malaj: Fëmijët në Panaja s'kanë ujë!

Lapsi.al 10 March 2025
Rama, 4 milionë dollarë për “Edenin”/ Malaj:

Në urimin për ndërrimin e viteve, Edi Rama mendoi t’i "hipnotizonte" shqiptarët me një video të filmuar në kopshtin “Eden”, që ka kushtuar rreth 4 milion dollarë dhe është ndërtuar në brendësi të kryeministrisë. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tashmë i larguar nga Partia Socialiste ka rikthyer në vëmëndje këtë spektakël absurd të shpenzimeve qeveritare, duke i kthyer sytë te ajo që duhet të jetë prioritare: nevojat bazike të qytetarëve.

Në një intervistë për News 24, Malaj e ka akuzuar kryeministrin se po merr vendime personale dhe emocionale, pa e vrarë mendjen për realitetin jashtë gardhit të kryeministrisë. Ai ka komentuar kontrastin mes investimit 4 milionë dollarë për Parkun Eden, një parajsë e gjelbër brenda oborrit të qeverisë, dhe realitetin e shqiptarëve që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

“Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden dhe loz atje me peshqit, ndërsa fëmijët e vegjël të Panaja dhe Kërkovës nuk kanë ujë për të pirë. Rama merr vendime emocionale dhe personale. Thotë që është personale, çdo gjë është personale te pjesa ligjore por jo te pjesa politike. Problemi është të mos i zgjidhësh në mënyrë individuale dhe pastaj meqë nuk ke dardha te kopshti Edenit të thuash që ata hanë dardha prapa kurrizit tim, po le të bëjë një kopësht me dardha përpara kryeministrisë e të mos t’i hajë njeri nga pas. Sa të hanë kokrrën e pare, ky t’i kapë”, tha Malaj.

Malaj ka të drejtë që habitet se si janë lënë pa ujë banorët e fshatrave të Vlorës, në Panaja dhe Kërkovë. Por harron se mbi kanalizimet dhe tubacionet që do të çonin ujë te këto fshatra, nuk bëhen dot foto në Instagram ashtu siç mund të bëhen në një kopsht luksi me peshq, ku mund të bësh edhe selfie qeveritare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI