Flash

Elbasan, 52-vjeçari denoncon vëllanë: Më vodhi "Range Rover-in"

Lapsi.al 11 March 2025
Elbasan, 52-vjeçari denoncon vëllanë: Më vodhi "Range

Një rast grabitje është denoncuar në Policinë e Elbasanit. Një 52-vjeçar ka shkuar në komisariat dhe ka denoncuar të vëllanë se ky i fundit i kishte vjedhur gjatë natës makinën tip "Range Rover" të parkuar në lagjen "Beqir Dardha".

Policia bën me dije se pas denoncimit efektivët kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin, T. H., i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë shtetasi L. H., 52 vjeç, kishte denoncuar se gjatë natës së djeshme i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit L. H .

Autori i vjedhjes së automjetit u kap ndërsa ishte duke qarkulluar me “Range Roverin”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI