Flash

Rubio: Ukraina pranon propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor

Lapsi.al 11 March 2025
Rubio: Ukraina pranon propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor

Pas nëntë orë bisedimesh, dy delegacionet lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se Kievi ka shprehur gatishmërinë të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim 30 ditor në luftën me forcat ruse.

Shtetet e Bashkuara ndërkaq hoqën menjëherë masën për pezullimin e shkëmbimit të informacioneve të zbulimit me Ukrainën, që u vendos ndaj Kievit pas një debati të ashpër mes Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësit ukrainas, Volodomyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Pas takimit, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare Mike Waltz thanë para gazetarëve se Kievi ka ndërmarrë hapa konkretë pozitiv drejt paqes. Ata thanë se tani topi është në anën e Rusisë.

Zoti Rubio dhe zoti Waltz thanë se propozimin për armëpushim do t’ia dërgojnë zyrtarëve rusë.

“Ukraina është pajtuar që të ndalojë luftimet dhe të fillojë bisedimet dhe shpresojmë se të njejtën gjë do ta bëj edhe Moska”, tha Sekretari Rubio duke përmendur qëllimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës tre vjeçare në Ukrainë sa më shpejtë që është e mundur.

Megjithatë të dy zyrtarët amerikanë nuk përmenden një afat kohor se deri kur do të presin një përgjigje nga pala ruse.

Palët gjithashtu janë kanë rënë dakord të përfundojnë marrëveshje për qasjen amerikane tek mineralet e rralla ukrainase, por ajo nuk u nënshkrua sot. Sekretari Rubio tha se tani me këtë marrëveshje do të merren përfaqësuesit e dy presidentëve dhe se ajo nuk ishte çështja kryesore e takimit.

Presidenti ukrainas, Volodomoyr Zelensky, falenderoi delegacionin amerikan për diskutimet konstruktive dhe shtoi se propozimi për armëpushim nuk përfshin vetëm ndalimin e sulmeve ajrore dhe nga anijet, por në të gjithë fushën e betejës. Pala ukrainase shkoi në Xhedah të Arabisë Saudite me propozimin që të ndalojnë sulmet ajrore edhe në Detin e Zi, por pas nëntë orësh negociatash, Kievi dhe Uashingtoni janë pajtuar që të gjitha luftimet të ndalojnë për 30 ditë.

Palët janë pajtuar gjithashtu për marrëveshjen mbi mineralet e ralla të nëntokës ukainase, por ajo nuk është nënshkruar sot. Sekretari Rubio tha se mee këtë marrëveshje do të merren përfaqësuesit e dy presidentëve dhe se ajo nuk ishte çështja kryesore e takimit.

Takimi që filloi në mesditë në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite,është i pari i nivelit të lartë mes dy vendeve pas debatit të ashpër që Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidenti JD Vance patën me Presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar. /VOA

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI