Flash

Indrit Brahimllari nga prehëri i Ilir Metës, në prehërin e Edi Ramës

Lapsi.al 12 March 2025
Indrit Brahimllari nga prehëri i Ilir Metës, në prehërin e

Indrit Brahimllari, një ish besnik i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës ka gjetur një kolltuk të ri për t'u ulur mes kandidaturave për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranës.

Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë u përjashtua pas një lufte të brendshme mes çiftit Meta-Kryemadhi në lidhje me dosjet e SPAK dhe mosmarrëveshjet për balancat në parti. Dhe tani nga një “ushtar” besnik i LSI-së, që dikur hidhte helm mbi Ramën, ka rilindur si socialist i denjë për t’u futur në listat për deputet në Tiranë.

Prej disa muajsh, Brahimllari endej në korridoret e Këshillit Bashkiak si këshilltar “i pavarur”, por duket se kjo ka qenë një fazë e përkohshme, një pritje për të gjetur një derë të hapur në Partinë Socialiste.

Vetëm se para se të firmosë në teserën e Partisë Socialiste, Brahimllari kishte firmosur në protokollet e SPAK për hetimin e lobimeve të dyshimta të LSI-së në kohën kur Meta ishte në krye të partisë. Po bëhet e zakonshme tashmë që kush ka ndonjë çështje të hapur në SPAK, rehabilitohet në një listë deputetësh si një mënyrë elegante për të shmangur problemet me drejtësinë

Pas kaq intrigash në politikë, është naive të flasësh për tradhti. Sepse në politikën shqiptare tashmë është e vështirë të gjesh parime apo bindje – edhe pse mund të gjesh sa të duash vende bosh në listat e deputetëve.

https://www.youtube.com/watch?v=FGC0rV0SZ3M&ab_channel=PANORAMATV

Të këshilluara

Lista e PS në Kukës

Qarku Kukës Lista e mbyllur Eduart Shalsi Lista e hapur Ali Hallaçi Alban Zeneli...

20:55

Lista e PS për Vlorën

QARKU VLORE  Lista e Mbyllur  Bledar Çuçi Zamira Sinaj Erjona Ismaili Pirro Vëngu Lista e Hapur Vasil Llajo Ardit Bido Gjergji Merkur...

20:46

Lista e PS në Shkodër

QARKU SHKODER Lista e Mbyllur Marjana Koçeku Onid Bejleri Xhenis Çela Bujar Rexha Lista e Hapur Edona Bilali Ervin Doda Holta Duda ...

20:32

Kandidatët e PS për Korçën

Qarku Korçë Tre deputëtë në listën e mbyllur Niko Peleshi Romina Kuko Genti Lakollari nga Devolli Lista e hapur Korçë në rend alfabetik sipas emr...

20:21

Kandidatët e PS për Beratin

Partia Socialiste ka bërë publike listën e mbyllur me emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, ku në krye të listës do të jetë ish-kryetari i Bashk...

20:17

Kandidatët e PS për qarkun Lezhë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar kandidatët e PS për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit. Lista e mbyllur: Ulsi Manja Ermal Pacaj (Përzgj...

20:15

Kandidatët e PS në Gjirokastër

Partia Socialiste ka prezantuar 5 emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Ka qenë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro që ka prezantuar emr...

20:12

Zyrtare/ Kandidatët e PS në Dibër

Blendi Klosi ka zbuluar emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun Dibër. Lista e PS qarkut, Dibër Blendi Klosi Alma Selami (ekonomiste) Murat Dani ...

20:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI