Flash

Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të emigracionit

Lapsi.al 12 March 2025
Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta, nxitës të rinj të

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bëhen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e tyre dhe një kategori tjetër që ikën të përfitojë pension më të lartë në vendet pritëse.

Përveç azilkërkueseve tani gjithnjë e më shumë largimet po bëhen në mënyrë të rregullta, të tilla si kontratat e punës dhe bashkimet familjare. Gati 20 për qind e personave që kishin që kishin pohuar së do të largoheshin nga vendi kishin gjetur kontratë pune.

Lehtësimi i kritereve të punësimit sidomos në Gjermani po tërheqin shumë të rinj shqiptarë që tashmë në vend që të kërkojnë azil aplikojnë dhe marrin viza puna. Kriteret për gjuhën janë lehtësuar në disa profesione me aftësi të ulëta si në ndërtim dhe pastrim tani ikin lehtësisht.

Familjet shqiptarë që kanë emigruar më parë dhe tani janë bërë rezidentë në vendet pritëse, po bëhen magnet për tërheqjen e familjarëve të tjerë në Shqipëri. Ikjet për bashkim familjar janë një kategori i madhe. Nga personat që kanë pohuar se po planifikojnë të ikin nga Shqipëria 31 % zgjodhën si arsye bashkimin familjar.

Por gjithashtu një kategori pensionistesh janë duke u bashkuar më familjet jashtë vendit me qëllim për të përfituar pension më të lartë. Fëmijët po tërheqin prindërit, pasi pagesat e mbrojtjes sociale për moshat e vjetra janë shumë më të larta se pensionet në Shqipëri.

Gjithnjë e më shumë ka një kategori personash që takojnë shtresës së mesme që po ikin për shërbime më të mira arsimore dhe shëndetësore në vendet të tjera.

Një arsye tjetër që po vjen në rritje nga viti në vit është ndotja. Ndërtimet e shumta kudo në zonat e banuara dhe sidomos në Tiranë, e kanë dëmtuar cilësinë e jetesës. Gati 13% e personave që planifikojnë të largohen rendisin si arsye cilësinë më të mirë të ajrit dhe klimës në vendet pritëse.

Gjithashtu arsyeja për të studiuar jashtë vendit vlen për 19 për qind të personave që kanë planifikuar të ikin. Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Anketa gjeti se rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen. Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.7 lekë...

08:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI