Flash

Protestat masive, si po përpiqet Vuçiç ta zhvendosë krizën në Kosovë

Lapsi.al 13 March 2025
Protestat masive, si po përpiqet Vuçiç ta zhvendosë

Protesta masive në Serbi kanë bërë që presidentit Aleksandër Vuçiç t’i dalë situata nga kontrolli. E teksa i ka punët keq në vendin e tij, siç bën zakonisht, udhëheqësi serb nuk mund të rrijë pa e përfshirë Kosovën.

Në një deklaratë në Smederevë, ai tha se "revolucioni me ngjyra në Serbi u organizua me miliarda euro që Serbia të mos mundej ta mbronte Kosovën apo të ndihmonte Republikën Srpska".

Organizatat Lëvizja Kombëtare e Serbëve nga Kosova (Otadžbina), Forumi Kombëtar Serb dhe Këshilli Kombëtar Serb kanë bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët se "Lista Serbe" është duke u përgatitur për dërgimin e serbëve nga Kosova në Beograd për të "mbrojtur" Vuçiçin. Këto organizata pohuan se kanë informata bindëse se rreth 600 serbë nga Kosova po planifikojnë të ngrejnë tenda para Presidencës në Beograd dhe të pengojnë protestën e paralajmëruar për 15 mars. Një lëvizje e tillë, sipas ekspertëve, tregon një mesazh kërcënues nga pushteti në Serbi që lidhet me bartjen e krizës në Kosovë.

Ekspertët u bëjnë thirrje udhëheqësve në vend të tregojnë vigjilencë dhe të mos bien në kurthin serb.

Që nga fillimi i protestave në Beograd, serbë nga Kosova, të organizuar nga "Lista Serbe", kanë marrë pjesë rregullisht në tubime në mbështetje të Vuçiçit dhe të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI