Flash

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë Vodafone

Lapsi.al 13 March 2025
Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë

U mbajt ditën e djeshme në Innovation Hub, te Piramida e Tiranës, “Fit for the Future with 5G”, një konferencë ekskluzive organizuar nga Vodafone Albania, ku u diskutua dhe ekspozua potenciali tranformues i teknologjisë 5G.

Ky event novator bëri bashkë drejtues biznesi, vendim-marrës të sektorit publik dhe pionierë të industrisë për të eksploruar se si 5G po formëson të ardhmen e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë dhe inovacionit në Shqipëri.

Të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili hapi eventin dhe prezantoi të ftuarit; Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili foli për mbështetjen e BE-së në transformimin digjital dhe nismave për sigurinë publike në Shqipëri; Enkelejda Imeraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës, e cila foli për projektet infrastrukturore për konektivitetin dhe smart cities.

E pranishme ishte gjithashtu Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Politikave Ligjore dhe Publike dhe e Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone.

Konferenca pati dy panele kryesore, nga të cilat paneli i parë iu kushtua temës “Inovacioni për të tërhequr rritje ekonomike”, kurse i dyti strategjive dhe zgjidhjeve të së ardhmes. Në pjesën e fundit të konferencës u demonstruan edhe konkretisht modele zgjidhjesh teknologjike, ndër të cilat audienca u njoh me risitë më të fundit qe ofron teknologjia 5G e Vodafone, së bashku me liderë globalë si Nokia dhe Airbus.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz, tha në fjalën e tij të hapjes: “Ne si Vodafone jemi të përkushtuar të sjellim fuqinë e Vërtetë 5G deri në vitin 2030, në të gjithë Shqipërinë. Infrastruktura 5G do të bëhet rrahja e zemrës së ekonomisë së Shqipërisë në të ardhmen. 5G do të katalizojë qytetet inteligjente, ku sistemet e energjisë dhe trafikut vetëoptimizohen. Do të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor me telemjekësinë dhe diagnostikimin e drejtuar nga Inteligjenca Artificiale. Do të tërheqë gjithashtu investime të huaja, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër për industritë e drejtuara nga teknologjia. Dhe Vodafone është me krenari lider në këtë transformim historik.”

Ndërkohë, Gentian Sala, kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, shtoi se kompania Vodafone, një nga kompanitë teknologjike më të mëdha në botë dhe me 23 vite eksperiencë në Shqipëri, ka sjellë ndryshime të mëdha në tregun vendas.

“Që me Blackberry-n e 2009-ës, 3G, 4G+, pilotimin e 5G dhe tani mbulimin me sinjal 5G. Jemi të privilegjuar që kemi një kompani, e cila i ka dhënë kaq shumë këtij tregu. Fokusi i AKEP-it ka qenë tregu mobile, por nuk duhet të harrojmë se ka edhe një treg të telefonisë fikse dhe në këtë 5-vjeçar të mandatit tim do të bëj maksimumin që ta rregullojmë edhe këtë treg.”

Nga ana tjetër, Jonida Lakuriqi, Drejtore e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania theksoi se infrastruktura dixhitale dhe rrjetet me shpejtësi të lartë, janë në themel të një shoqërie Gigabyte apo dixhitale.

“Pikërisht këtë shoqëri dixhitale synojmë ta akselerojmë, sepse është një prej shtyllave kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Lakuriqi.

Pjesëmarrësit në konferencën “Fit for the Future with 5G” u bënë pjesë e një përvoje ekskluzive dhe dëshmitarë në vetë të parë të asaj se si 5G po revolucionarizon industritë.

Një diskutim frymëzues dhe transformues mbi të ardhmen e konektivitetit, ku Vodafone Albania mbetet pa diskutim lider e njëkohësisht dëshmitar i asaj se Shqipëria dhe shqiptarët janë “gati për të ardhmen me 5G!”

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Erjon Veliajn

Nuk ka ndryshuar masa e arrestit me burg pa afat për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj. Pas gjykatësit Erjon Bani edhe Engert Pëllumbi konfirm...

11:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI