Flash

Arrestohet nga SPAK ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës

Lapsi.al 14 March 2025
Arrestohet nga SPAK ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën arrest në burg për Zambak Gjonin, me akuzën ndërhyrje në sistemet kompjuterike.

Këtë të shtunë me kërkesë të prokurorit Bledar Maksuti, togat e zeza vendosën dy ditë pas arrestimit dhe mbajtjes së tij në bllokun e sigurisë, që të vijojë ndaj Gjonit masa e arrestit.

SPAK nuk ka dhënë njoftim mbi këtë rast, dhe mbrojtja e të arrestuarit shprehet e rezervuar për të dhënë detaje.

Kujtojmë se Zambak Gjoni gjatë vitit të kaluar denoncoi ministrin aktual të brendshëm Ervin Hoxhën për shpërdorim detyre lidhur me një ndërtim pa leje në Shkodër.

Ai pretendonte se subjekte të krimit të organizuar kishin ndërhyrë tek IKMT që në atë kohë drejtohej nga Hoxha, për të mos prishur objektin.

Gjoni ka qenë deri para disa kohësh me funksion drejtor Inspektimesh, pranë këtij inspektorati.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI