Flash

Berisha: Me Ramën 27 km kanë kushtuar 450 mln

Lapsi.al 14 March 2025
Berisha: Me Ramën 27 km kanë kushtuar 450 mln

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp e cilësoi rrugën e Arbrit si aspakt me standardet e sigurisë rrugore, pasi parametrat e saj nuk janë ato të duhurat. Lideri i opozitës theksoi se tuneli është ndërtuar duke shkelur kushtet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat kompanitë daneze, edhe pse zona është problematike. Berisha gjithashtu tha se nën qeverisjen e Edi Ramës, vetëm 27 km të rrugës së Arbrit kanë kushtuar 450 milionë euro.

"Rruga e Arbrit inaugurohet 16 vite pas fillimit të saj. Jo plotësisht bile. 32 kilometra të kësaj rruge u inauguruan para vitit 2013. 27 kilometra rrugë të parashikuara për 160 mln euro, kanë shkuar gjer tani 450 mln euro. Dmth, 3 herë mbi parashikimin. 1 kilometër i saj ka kushtuar 1.2 herë më shtrenjtë se 1 km i Rrugës së Kombit. Tuneli i Murrizit është inauguruar gjer sot sipas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nga 2022 tre herë. Është shpallur që do të inaugurohet këtë datë e këtë datë dhe nuk është inauguruar ndonjëherë.

Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë, sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kondicionet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat kompanitë daneze etj. Uroj edhe njëherë që të jetë i suksesshëm më së fundi. Por zona është realisht problematike. Kurse parametrat e tjera të asaj rruge janë copë, copë. Nuk ka asnjë parametër, asnjë standard që duhet të plotësojë.

Thashë janë, ku ta kapësh më parë. Edhe atë që ndërtuam ne e lanë. Ne ndërtuam gjer në urën e Vashës dhe nga ura e Varës gjer tek ura e Gjoricës ishte e përfunduar, bashkë me tunelin e Qafë Buallit. Ata që e kanë bërë atë rrugë, ata shohin një rrugë e cila vetëm në 27 kilometra ka kushtuar 450 mln euro. Këta janë të lidhur, me Ramën me tjetrin, janë një konglomerat. Këtë do thosha unë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI