Flash

Dash Sula tërheq emrin edhe nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

Lapsi.al 14 March 2025
Dash Sula tërheq emrin edhe nga lista e koalicionit “Nisma

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula nuk ka gjetur dakordësinë as me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të garuar në zgjedhjet e 11 majit. Pas lënies jashtë listave të PD-së, Sula u shfaq në listat e hapura të Elbasanit të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj. Por këtë të premte Sula është tërhequr nga kandidimi me këtë koalicion.

Mësohet se shkak janë bërë garancitë për tërheqjen e kandidatëve të listës së sigurt në rast se Sula merrte votat e nevojshme për të marrë mandatin. Pas këtyre mosmarrëveshjeve “Nisma Shqipëria Bëhet” e ka çregjistruar deputetin Sula, i cili renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit. Lidhur me tërheqjen e Sulës ka reaguar edhe drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj.

“Ka qenë proces. Janë të shumtë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë në listat tona e me të cilët kemi diskutuar si qytetar, por që nuk janë finalizuar për arsye të ndryshme që nisin nga formula e Kodit Zgjedhor e deri te vendimet e strukturave tona që janë të paevitueshme në finale”, - tha Lapaj në një prononcim në për Report TV. Të njëjtën konfirmim ka dhënë edhe bashkëkryetari i “Nisma Thurje”, Pano Soko që tha se nuk është gjetur dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 105,822 dollarësh për kilogram. Kjo rritje dramatike...

17:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI