Flash

E dashura e Safet Bajrit ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

Lapsi.al 14 March 2025
E dashura e Safet Bajrit ankimon masën e sigurisë në Apelin e

Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj saj. Ago dyshohet për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit”, konkretisht në vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas raportimeve, ajo ka ndihmuar Asmer Bilalin të largohet nga Shkodra.

Avokati i saj ka kundërshtuar masën e sigurisë duke argumentuar se provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk qëndrojnë. Ai është shprehur se Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Ago i ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Ndërkohë, prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.

Sipas raportimeve e dashura e Bajrit është arrestuar 5 ditë pas partnerit të saj, ndërsa ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i saj u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Gjykata e Posaçme la në fuqi dy javë më parë masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Liçit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI