Flash

Justin Bieber largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës??

Lapsi.al 14 March 2025
Justin Bieber largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës??

Justin dhe Hailey Bieber thuhet se janë në kërkim të një arratisjeje luksoze evropiane, duke synuar t'i shmangen famës në Amerikë, sipas një burimi  për The US Sun.

Çifti, nën vëzhgimin gjithnjë e më të madh të publikut, thuhet se dëshiron qetësi mes thashethemeve dhe sfidave personale.

Këngëtari 31-vjeçar i “Baby” është përballur me vëmendje të shtuar së fundmi, me aludimet  për mirëqenien e tij gjithnjë e më të forta.

Pamjet e fundit që tregojnë se ai duket i dobët dhe i parregullt kanë ndezur spekulime, megjithëse ekipi i tij ka hedhur poshtë me vendosmëri pretendimet për abuzim me substanca.

Ndërkohë, Hailey, u pa e vetme në Javën e Modës në Paris, duke nxitur më shumë thashethemet për gjendjen e marrëdhënies së tyre, pasi dyshja nuk është fotografuar së bashku prej disa javësh.

Muajin e kaluar,  një burimi la të kuptohet për The Sun se problemet e tyre martesore janë të thella, duke e përshkruar tensionin si "më të madh se thjesht një luftë".

Pavarësisht stuhisë, një ekspert i pasurive të paluajtshme luksoze nga Evropa jugore tha për median se Bieber-ët i kanë ngarkuar ata të gjejnë një strehë paqësore.

"Ata duan të shijojnë përsëri një jetë më të thjeshtë," zbuloi burimi i brendshëm, duke shtuar se çifti kërkon "një ritëm më të ngadaltë të jetës për t'u rilidhur në një mjedis të qetë".

Sekseri vuri në dukje interesin e Justinit për të kaluar një kohë të gjatë jashtë shtetit, ndoshta duke qëndruar jashtë Amerikës së Veriut për pjesën më të madhe të vitit, i nxitur nga furia e vazhdueshme mediatike.

Çifti, i cili mirëpriti djalin e tyre Jack Blues në vitin 2024, ka prioritet një pronë me "mot të shkëlqyer, privatësi, fshat dhe një mjedis të qetë" për lidhjen familjare.

 

Të këshilluara

Lizzo flet për padinë: Rashë në depresion

Lizzo ka folur për padinë nga ish-balerinët rezervë dhe një ish-stilist në vitin 2023 për ngacmim të dyshuar seksual dhe pretendime se ajo krijoi një mjedis tok...

15:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI