Flash

Orban "përjashton" Shqipërinë nga zgjerimi i BE: Serbia duhet të ketë përparësi!

Lapsi.al 14 March 2025
Orban "përjashton" Shqipërinë nga zgjerimi i BE: Serbia

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe jo Ukraina, transmeton Anadolu.

Në një program në “Radio Kossuth”, Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë.

Duke kujtuar se liderët evropianë vendosën se Ukraina duhet të luftojë dhe në këmbim do të marrë një proces të përshpejtuar të pranimit në BE, Orban paralajmëroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të kishte pasoja serioze për ekonominë dhe fuqinë punëtore hungareze.

“Ajo do ta shkatërronte Hungarinë“, tha Orban në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

Kryeministri hungarez theksoi se Hungaria mbetet e hapur ndaj zgjerimit dhe se përparësi duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

“Serbia mund të pranohej nesër në mëngjes, gjë që do të sillte avantazhe të mëdha, veçanërisht për Hungarinë”, tha Orban, duke shtuar se këto vende të Ballkanit Perëndimor ndryshojnë ndjeshëm nga Ukraina për sa i përket pajtueshmërisë ekonomike dhe stabilitetit gjeopolitik.

Të këshilluara

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 105,822 dollarësh për kilogram. Kjo rritje dramatike...

17:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI