Flash

PAMJE/ Nuk i ndalon policisë, Benzi merr përpara disa makina në Vlorë

Lapsi.al 14 March 2025
PAMJE/ Nuk i ndalon policisë, Benzi merr përpara disa makina në

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, në aksin e njohur si Transballkanikja. Shkak është bërë një automjet tip Benz ML me ngjyrë të zezë që nuk i është bindur urdhrit të policisë në një postbllok për të ndaluar.

Forcat e rendit i janë vënë nga pas dhe në përpjekje për t’u shpëtuar uniformave blu makina në ndjekje ka shkaktuar një aksident zinxhir ku janë përfshirë disa automjete. Siç duket edhe nga pamjet në aksident janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale.

Raportohet se makina tip Benz ka aksidentuar edhe një automjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Dëmtime ka pasur edhe në një shtyllë ndriçimi ndërsa për shkak të ngjarjes në zonë është krijuar një trafik i rënduar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit Benz ML thuhet se është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 105,822 dollarësh për kilogram. Kjo rritje dramatike...

17:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI