Flash

Shpëtim Idrizi: Kam firmosur me Berishën, jo me Vangjel Dulen

Lapsi.al 14 March 2025
Shpëtim Idrizi: Kam firmosur me Berishën, jo me Vangjel Dulen

“Unë kam bërë marrëveshje me PD-në, e cila është programore; për shtetin e vogël, taksat e ulëta dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Se kë ka pas kësaj, një ditë shoh në TV që Berisha kishte bërë koalicion me 25 parti që 90% të tyre nuk i njoh”.

Këtë përgjigje dha në A2 CNN për gazetaren Denisa Pasholli, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi kur u pyet se është në të njëjtin koalicion me Vangjel Dulen e PBDNJ-së. Sipas itj Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen.

“Më tha njëri që ke bërë koalicion me Sali Berishën mirë, po me Dulen nuk e ke bërë mirë. As e njoh e as e di dhe as e kam llogarit Vangjel Dulen. Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen. Ata që duhet të kërkojnë llogari është që pse Sali Berisha ka bërë koalicion me Dulen?”

Idrizi thekson se nuk është problemi te minoriteti grek në vendin tonë për të cilin tha se do ta mbështesë nëse i kërkohet, por sipas tij lufta e tij është me shtetin shqiptar dhe shtetin grek.

“Çështja e Çamërisë nuk është me Vangjel Dulen. Një ndër vështirësitë që kam patur me PD është që unë kam mbajtur për Belerin. Nëse Dule është i papranueshëm duhet të jetë për të gjitha forcat politike. Ne e kemi Vangjel Dulen, si përfaqësues i minoritetit grek, por duhet të jetë i papranueshëm për të gjitha forcat politike jo për PDIU, por edhe për PD e PS. Lufta jonë është me shtetin shqiptar dhe me shtetin grek, jo minoritetin grek.

Çfarë lidhje kam unë me minoritetin grek? Nëse do më kërkojnë ndihmë në parlament unë jam gati t’i mbështes. Problemi ynë është i shtetit shqiptar e grek, por nëse njerëzit e perceptojnë Dulen si negativist ka një gjë që nuk shkon. Ne kemi koalicion me PD unë kam firmos me Sali Berishën nuk e kushtëzoj Berishën e PD-se me kë do të bëjë koalicion”.

Të këshilluara

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 105,822 dollarësh për kilogram. Kjo rritje dramatike...

17:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI