Flash

Si përgjigjet Rama kur e pyesin: “Sa të ka kushtuar ajo palltoja?”

Lapsi.al 14 March 2025
Si përgjigjet Rama kur e pyesin: “Sa të ka kushtuar ajo

Pas kthimit nga Dibra ku inauguroi (shpresojmë për herë të fundit) pas 7 vitesh nga nisja e punimeve tunelin e Murrizit, Rama gjeti kohë të bëjë edhe pak gallatë në Facebook. Në atë që e ka quajtur rubrika “Sy më sy” njëri nga komentet e përzgjedhura ishte njëri që e pyeste se sa i kishte kushtuar palltoja që mbante veshur.

“E mor Nikolin, nuk të vë faj, s'ke ç'a bën, se s'ka ç'a bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra, ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës, bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferr që unë e pi verën 30 e ca mijë euro shishja.

Kështu që ti tani thua që s'po gjen dot pallton si e imja, se do të thuash me ndërmend që është jashtë serisë. Jo mor vëlla, jo, nuk e mbaj mënd fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani në një ashendem duket se quan ato mollët para 20 e ca vjetësh, prandaj mos e kërko kot, se i ka kaluar edhe afati i amortizimit.

Po, po të më dëgjosh mua, mbahu pak më mirë nga goja, mo burrë, se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit” – iu përgjigj Rama.

Ndërsa një tjetër që e akuzonte për vjedhje, Rama merrej me emrin e tij.

“Po pse bre Palok e thua llafin e keq? Apo ta do emri që ta mbash me nder, duke e sharë? Megjithatë, Palok, ti duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP Partneritet Publik Privat dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë më pak se çdo t'i kushtonte, sikur privatit mos qe i detyruar nga kontrata që i kemi bërë që t'i bënte me shpenzimet e veta punimet masive të paparashikuara, kur plasi uji në tunelin e Murrizit.

Kjo vidhni-vidhni e jotja Palok është si ajo e disave që në komentet për hekurudhën Tiranë – Durrës shkruanim: Pse është me një korsi apo e keni vjedhur tjetrën?” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI