Flash

“Tuneli i Murrizit, jashtë standardeve”/ Rama: Çdo vepër infrastrukturore, si në BE!

Lapsi.al 14 March 2025
“Tuneli i Murrizit, jashtë standardeve”/ Rama: Çdo

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” në “Facebook”, iu përgjigj një komentuesi që shkruante se tuneli i Murrizit është jashtë standardeve evropiane.

Rama u shpreh se çdo vepër infrastrukturore, e ndërtuar gjatë qeverisjes së socialistëve, është sipas standardeve evropiane.

“Jo vetëm ai tunel, por çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë, rrugë, shkollë, spital, është vetëm e standardeve evropiane, sepse ne e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian deri në 2030. Kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë evropiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë”, tha kryeministri.

“Vidhni, vidhni, se edhe pak ju ka ngelur”, ishte një koment tjetër, të cilit Rama iu përgjigj:

“Pse e thua llafin e keq Palok? Megjithatë, ti duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP. Dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë më pak se sa do i kushtonte nëse private mos të ishte i detyruar nga kontrata që t’i bënte me shpenzimet e veta kosto e të papriturës kur plasi uji”.

Tuneli i Murrizit pritet të shkurtojë në vetëm dy orë rrugën Tiranë – Dibër dhe anasjelltas.

Të këshilluara

Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit në tregjet globale ka arritur një nivel historik, duke tejkaluar për herë të parë kufirin prej 105,822 dollarësh për kilogram. Kjo rritje dramatike...

17:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI