Flash

U la në listë të hapur/ Tabaku: Ndoshta është strategji elektorale

Lapsi.al 14 March 2025
U la në listë të hapur/ Tabaku: Ndoshta është strategji

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë, duke thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me kreun e PD-së, Sali Berisha, pas primareve. Ajo shprehu mendimin se PD ka vendosur për këtë strategji, ndoshta duke menduar që ajo është e fortë dhe mund të tërheqë votat e një shtrese të caktuar, siç janë ata të shtresës së mesme dhe njerëzit me profesione të lira.

Në intervistën e saj në emisionin “Log.” në News 24, Tabaku tha se ky vendim është marrë me qëllim që të maksimizohet vota e PD-së. Ajo e quajti këtë një lëvizje strategjike që mund të sjellë një efekt pozitiv në fushatën zgjedhore, dhe është menduar për të rritur mbështetjen nga një grup votuesish të caktuar.

"Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje. Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale" - tha Tabaku. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI