Flash

Vuçiç i ankohet djalit të Trump: Jemi nën presion të madh për Kosovën

Lapsi.al 14 March 2025
Vuçiç i ankohet djalit të Trump: Jemi nën presion

Gjatë vizitës që zhvilloi në Beograd, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr. ka zhvilluar një intervistë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio”, djali i kreut të shtëpisë së Bardhë shihet mjaft miqësor me Vuçiç duke e vlerësuar atë për punën e bërë në vendin e tij.

Ajo që bie më së shumti në sy është qëndrimi që Trump Jr. Mban për Kosovën. Që në nisje të intervistës ai ka shfaqur një hartë të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Madje ka shkuar edhe më tej kur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në 1999 thotë se për disa ishte një “shpërqendrim të vëmendjes” që Bill Clinton donte të bënte nga skandali i Monica Lewinsky.

“Tensionet në Kosovë, një rajon etnik shqiptar në Serbi shpërthyen një konflikt në 1998-ën. NATO-ja madje bombardoi Serbinë në 1999-ën që pasoi me tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova. Ashtu siç e shpjeguam në intervistë, kjo ndodhi në një moment të tensionuar të atij që ishte skandali Bill Clinton – Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, tashmë ata në anën tjetër të medaljes e shohin atë si një heqje të vëmendjes nga fiaskoja për Bill Clinton” – thotë Trump Jr. në prezantimin e intervistës së tij.

“Ne e diskutuam çështjen e Kosovës më gjerësisht. BE dhe madje edhe shumë në Washnington duan “të normalizojnë” marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Por Serbia këmbëngul dhe argumenton me pasion se ajo është pjesë e territorit të saj sovran” – thotë Trump Jr. për intervistën e Vuçiç.

Më pas gjatë intervistës Vuçiç bën një paralele të Krimesë dhe Donbasit me Kosovën. Sipas tij, Putinit do t’i thuhet të heqë dorë nga Krimeja dhe Donbasi, por perëndimi bëri të njëjtën gjë me Kosovën. “Kur u vjen përshtat përmendin ligjet ndërkombëtare, kur nuk ju përshtatet, nuk merakoset njeri” – thotë Vuçiç.

Presidenti serb bën më pas elozhe për Donald Trump dhe vizionin që sipas tij, ai ka për rajonin.

“Jemi nën presion për Kosovën. Ka shumë që duan të na heqin një pjesë të territorit. Megjitahtë ne kemi qenë gjithmonë të hapur për një konsensus apo arritjen e një marrëveshjeje. Kjo duhet të jetë konsensuale. Gjatë mandatit të parë të babait tuaj e kemi diskutuar me Rick dhe O’Brien. Rick këmbëngulte tek ekonomia dhe unë e pëlqeja atë ide sepse ishte ideja e Donald Trump. Pyetja e dytë që m’u bë në zyrën Ovale pasi diskutuam diçka për Kinën, pyetja e dytë ishte ekonomia, fluturimet direkte... “Kjo është ajo që ju djema duhet të bëni”.

Unë menjëherë rashë dakord me të sepse kuptova se ai kishte arritur në përfundimin që ishte shumë çështje e komplikuar nga ana politike, sepse nuk mund të ndryshonte gjithçka në politikën amerikane të së kaluarës dhe nuk donte që të na vriste edhe më shumë, por dëshironte që të gjente diçka që ishte jashtë problemeve. Zgjidhje nëpërmjet ekonomisë, hapjes së kufijve, etj. Duke folur për të gjithë rajonin” – thotë Vuçiç.

Trump Jr. ka qenë në Beograd edhe në shtator të vitit 2024, kur ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale. Ndërsa dhëndri i Trumpit, Jared Kushner ka nisur të bëjë biznes në Beograd. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 mars), në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima ka tentuar t...

17:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI