Flash

Vuçiç: Tubimi nesër, i paligjshëm! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi

Lapsi.al 14 March 2025
Vuçiç: Tubimi nesër, i paligjshëm! Organizatorët do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Pallati Presidencial ka reaguar ashpër në lidhje me protestën masive të paralajmëruar për ditën e nesërme në Beograd.

Vuçiç u shpreh se tubimi i 15 marsit është i “paligjshëm dhe i pa regjistruar” dhe se autoritetet serbe do të marrin të gjitha masat kundrejt organizatorëve.

“Për sa i përket protestës së nesërme, ftoj të gjithë palët e interesuara. Fillimisht dua t’ju them një gjë: ai grumbullim është i paligjshëm. Le të jemi plotësisht të qartë, pasi nuk dua t’i bëj lajka askujt. Ky tubim nuk është raportuar tek organet kompetente shtetërore. Kjo nuk ekziston askund në asnjë vend të botës, përveç këtu.

Pra, nga njëra anë kemi një tubim të paligjshëm, nga ana tjetër, u bëj thirrje të gjitha organeve shtetërore të Serbisë, përfshirë policinë dhe agjencitë e sigurisë, që të ndihmojnë që tubimi të jetë plotësisht i sigurt dhe paqësor. Organizatorët e tubimit të paligjshëm do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë”, u shpreh Vuçiç mes të tjerash.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI