Flash

Del një dokumentari i ri/ Jim Morrison është gjallë dhe jeton i fshehur në New York

Lapsi.al 15 March 2025
Del një dokumentari i ri/ Jim Morrison është gjallë dhe

Një dokumentar i ri ka rikthyer një teori të vjetër: “Jim Morrison është ende gjallë”. Sipas dokumentarit të titulluar “Para Fundit: Në kërkim të Jim Morrison” që gjendet në Apple TV+, lideri i grupit të famshëm “The Doors” nuk vdiq në vitin 1971, në moshën 27-vjeçare.

Për të thuhet se falsifikoi zhdukjen e tij për të jetuar fshehurazi në Sirakuzë të Nju Jorkut, ku ai ende banon, sot 81 vjeç, në anonimitetin më të rreptë. Dokumentari, i ndarë në tre episode është drejtuar nga regjisori i pavarur Jeff Finn, i cili e konsideron veten një fans të madh të “The Doors” dhe që e mbështet tezën e tij duke ofruar prova dhe dëshmi.

Jim Morrison

Sipas tij, Jim Morrison gjatë këtyre viteve ka adoptuar emrin Frank dhe ka punuar si mirëmbajtje. Një shenjë në hundë, pikërisht aty ku muzikanti legjendar kishte një nishan, është sipas tij një nga provat se personi në fjalë është në të vërtetë ai.

Sipas historisë zyrtare, Jim Morrison vdiq më 3 dhjetor 1971 në Paris nga një ndalim i zemrës i shkaktuar ndoshta nga një mbidozë. Megjithatë, vdekja e tij ka mbetur gjithmonë e mbuluar me mister dhe me kalimin e viteve teoritë janë shumuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 mars), në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima ka tentuar t...

17:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI