Flash

Habit djali i Trump: NATO bombardoi Serbinë të largonte vëmendjen nga skandali

Lapsi.al 15 March 2025
Habit djali i Trump: NATO bombardoi Serbinë të largonte vëmendjen

Pas vizitës në Beograd, Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit amerikan Donald Trump, e kishte kreun e shtetit serb Aleksandar Vuçiç të ftuar në poadkastin e tij “Triggered”.

Edhe pse ishte thënë se temat do të varionin nga ekonomia tek Ukraina, njeriu që luajti një rol aktiv në të dyja fushatat presidenciale të të atit, e sipas mediave amerikane, edhe loboi fuqishëm që J.D. Vance të zgjidhej Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara, e nisi bisedën duke u thënë ndjekësve të tij se NATO-ja e bombardoi Serbinë në vitin 1999 në mes të skandalit të Bill Clinton me Monica Lewinsky, dhe sipas tij, shumë e shohin bombardimin e Serbisë nga NATO-ja asokohe si një shpërqendrim nga kjo çështje.

Donald Trump Junior u shpreh më tej se Serbia vazhdon të mbajë qëndrimin se Kosova është pjesë integrale e saj dhe theksoi se grupe të ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme mbi integritetin territorial kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, veçanërisht kur krahasohet me situatën e Ukrainës.

Në llogarinë e tij “X”, Trump Jr. ka afro 15 milionë ndjekës dhe podkasti i tij thuhet se ka ndikim tek të rinjtë konservatorë. Gjatë mandatit të parë presidencial të babait të tij, në mars 2020, ai pati shprehur qëndrimin se ishte koha që ushtarët amerikanë të stacionuar në Kosovë të ktheheshin në shtëpi.

Në bisedën e zhvilluar me Donald Trump Junior, e të transmetuar në platformën Rumble, Vuçiç veshi edhe një herë petkun e politikanit të moderuar, duke u shprehur i gatshëm për marrëveshje me Kosovën, por duke nënvizuar se ajo duhet të jetë një zgjidhje kompromisi dhe jo e njëanshme.

Pa sqaruar se çfarë lloj marrëveshjeje pretendon konkretisht, president serb u ankua se vendi i tij është nën një presion të madh në lidhje me dialogun me Prishtinën, duke pretenduar se ata kanë qenë gjithmonë të hapur për një marrëveshje, por ajo duhet të respektojë integritetin territorial dhe kushtetutën e Serbisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI