Vendimi i Real Madrid, i konfirmuar nga Ancelotti
Real ka marrë një qëndrim të fortë ndaj La Ligës, duke deklaruar publikisht se nuk do të pranojë të luajë ndeshje pa pasur të paktën 72 orë pushim mes tyre, siç rekomandohet nga FIFA. Problemi lindi pasi mes ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid dhe asaj në kampionat kundër Villarreal kishin kaluar vetëm 66 orë. Ancelotti e konfirmoi këtë qëndrim pas ndeshjes: “Po, është e vërtetë. Nëse një situatë e tillë përsëritet, nuk do të paraqitemi në fushë”.“Hoy es la última vez que jugamos con menos de 72 horas de descanso”. Ancelotti y el Real Madrid le dejan claro a la liga que no cederán más, es evidente la ruptura entre merengues y Tebas.pic.twitter.com/ut77aY3Ysk
— Paco González (@pacogonzaleztv) March 15, 2025