Flash

E diela e paqes: Elbasani e Dinamo ndajnë pikët, Partizani e Teuta “bien” dakord

Lapsi.al 16 March 2025
E diela e paqes: Elbasani e Dinamo ndajnë pikët, Partizani e Teuta

Elbasani dhe Dinamo u ndalën në një barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores, e luajtur në “Elbasan Arena”. Ndeshja pati dy tablo të ndryshme: pjesa e parë u dominua nga Dinamo, ndërsa e dyta pa Elbasanin më kërkues.

Dinamovitët kaluan në avantazh në minutën e 39-të me golin e Karambas, duke shfrytëzuar një moment pasigurie në mbrojtjen kundërshtare. Në fraksionin e dytë, verdheblutë reaguan dhe arritën të barazonin me një gol të Emiljano Mustës në minutën e 73-të. Elbasani madje ishte pranë përmbysjes, por pa sukses. Në fund, nën sytë e tifozëve të shumtë, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë. “Pjesa e parë ndoshta ishte gabim që e respektuam më shumë se e meriton Dinamo - tha tekniku verdheblu Ivan Gvozdenovic -. Është e mirë, por jo më e mirë se ne. Shansi i ndeshjes ishte i Kasës. Po të gjuante me të brendshme nga ana tjetër, ndoshta shënonte gol. Nuk e kuptoj si mund të gjuash në këtë mënyrë. Mund të fitonim ndeshjen në pjesën e dytë".

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d70e75d5765.mp4"][/video]

Ky rezultat mban gjallë shpresat e Elbasanit për një vend në “Final 4”, pasi qëndron në vendin e pestë me 37 pikë, megjithëse ndodhet ende 7 pikë larg Partizanit, që mban vendin e katërt. Dinamo, ndërkohë, me 51 pikë, vazhdon të mbetet në ndjekje të kreut nga vendi i dytë. E megjithë mungesën e fitores, tekniku i bluve Ilir Daja ka ngritur lart shpirtin e garës së lojtarëve të tij: “Në momentin që mbaroi ndeshja, pashë lojtarët me kokën ulur, u thashë ngreni kokën, vetëm ju mund të bëni atë që bëtë sot. Kanë rikuperuar mungesat, kanë dhënë maksimumin. Pjesën e parë e administruam, shkuam drejt golit, mund të dyfishonim rezultatin".

[video width="764" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d7198a09fd2.mp4"][/video]

Barazim i zbehtë mes Partizanit dhe Teutës

Sfida mes Partizanit dhe Teutës përfundoi pa gola në “Arena e Demave”, në një ndeshje që nuk dhuroi as spektakël dhe as emocione të shumta.

Lexo më tej: Pa fitues, VAR anulon penalltinë e Laçit e golin e Bylis: Moriero në spital nga zemra

Të dyja skuadrat u përplasën më shumë me ndërprerje dhe faulle, ndërsa loja e rrjedhshme mungoi. Sidomos në pjesën e dytë, minutat efektive të lojës ishin të pakta, duke e bërë takimin një duel për t’u harruar. Një pikë që, ndonëse nuk mjafton, ka rritur moralin e teknikut të bregdetarëve Bledar Hodo: "Kam besim të plotë te ky grup, pavarësisht vështirësive. Sidomos në repartin e mbrojtjes, kam besim te këta çuna, që do t’ia dalim me sukses. Do të tentojmë disa më tepër, duam ta mbyllim me sukses këtë vit që e kemi pasur të vështirë”, u shpreh Hodo.  

[video width="656" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d70d050ce3f.mp4"][/video]

Në fund, asnjëra prej skuadrave nuk mund të jetë e kënaqur me rezultatin, pasi barazimi nuk i shërben plotësisht as objektivave të Partizanit dhe as Teutës në këtë fazë të kampionatit. “Pritshmëritë ishin të larta, vinim nga një rezultat pozitiv dhe donim të vazhdonim - tha tekniku i të kuqve Arbër Abilaliaj -. E dinim që Teuta do të mbrohej dhe ishte e vështirë. Besoj se na mungoi e para freskia, dhe e dyta kualiteti në metrat e fundit. Kemi rrezikuar në goditjet standarte, me topin poshtë kishim mundësinë të bënim më mirë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI